“Kanë faj të dyja…” Moderatorja e njohur zbulon defektin e Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit

Moderatorja e njohur Elona Duro shprehet se Bora Zemani dhe Olsa Muhameti janë jokorrekte me oraret.

E ftuar në ‘E diell’, Elona u pyet për një defekt të Borës dhe Olsës duke u shprehur se Bora shkonte gjithnjë me vonesë në fillim të emisionit dhe për këtë ishte përgjegjëse dhe Olsa.

Moderatorja shtoi se kjo ndodhte për shkak se stilistja i vononte veshjen. Elona ka qenë disa herë në karrigen e opinionistes së ‘Për’puthen’ dhe ka bashkëpunuar me të dyja.

“Nuk e di nëse është defekt dhe nëse është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen. Vonesë në fillim të programit. Të dyja e kanë fajin për këtë, edhe Olsa edhe Bora. Nuk ka defekt tjetër, shkon shumë mirë çdo gjë. Të mos jesh korrekte defekt është, defekt teknik.” -u shpreh Elona.

Sipas zërave, Bora nuk do jetë më pjesë e ‘Për’puthen’ sezonin e ardhshëm pasi i është besuar ‘Dancing with the stars’ që do nisë së shpejti. Në një intervistë, Olsa tha para disa javësh se ato e kanë lënë për të diskutuar në të ardhmen dhe i mbetet Borës ta vendosë.

“Do ketë Për’puthen4 dhe do vijë tërësisht i ndryshuar. Nuk është vendosur ende nëse do jetë apo jo. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm.

Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë. Vendimi nuk është marrë ende. Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Kemi shkëmbyer gjithmonë mendime bashkë. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.- tha Olsa.

E pyetur nëse ka ndonjë krisje mes tyre, Olsa e mohoi kategorikisht duke u shprehur me superlativa për Borën. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze. “Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi.

Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje.

Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak show-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”- u shpreh autorja e Për’puthen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...