I merr pasurinë që i la i ati dhe ja jep djalit, e ëma ndaj të bijës: “Më sjell këtu për një copë ….”

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan zhvillohet mes vajzës dhe nënës, Suelës dhe Tatjanës.

Shkak është bërë sherri për pjesën e trashëgimisë që vajzës i’a ka premtuar babai gojarisht përpara se të ndërronte jetë një vit më parë.

Dy dyqane që kanë dhe shtëpinë lart, ajo thotë se do i’a lejë në trashëgim djalit dhe nuses ndërsa për vajzën thotë se nuk i takon gjë sepse është e martuar dhe jeton në Gjermani.

Të vetmen pjesë që mund t’ia japë është një ambient në anën e pasme të shtëpisë i cila përveçse është e papërshtatshme për banim apo biznes, ka edhe konflikte pronësie me një komshi. A do arrijë mamaja të kthejë sytë edhe nga vajza?

Suela: Për mua është dhimbje e dyfishtë tani që po sjell nënën time, nuk është aspak e lehtë, por halli më ka bërë.

Tatjana: Po si nuk të vjen turp moj që më sjell mua këtu për një copë pasuri?

Suela: Ti e di shumë mirë dhe nuk më vjen fare turp. Për një copë pasuri sepse ti ke kaq shumë kohë që ato pak lekë që babi im i ndjerë m’i kalonte në llogarinë bankare, ti ke kaq muaj që m’i ke ndërprerë. Ke aq shumë muaj që nuk më hap telefonin saqë nuk kam asnjë komunikim me nënën time.

Tatjana: Mua personat që kisha me qira më janë larguar nga dyqanet moj çupë.

Suela: Mund të gjesh të tjerë. Ti mua më ke prerë paratë dhe me ato unë mbyllja një vrimë nga hallet që jeta e përditshme ka.

Kam kredi për të paguar, është shumë e vështirë

TE TJERA