Futbollist dhe miliarder, zbulohet kush është i dashuri i Taynës pas publikimit të fotografive së bashku!

Tayna ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

 

Së fundmi kudo kanë qarkulluar disa pamje ku artistja shihet në shoqërinë e një mashkulli, me të cilin duket mjaft e afërt rrugëve të Italisë.

 

Mësohet se ai është Giovanni Santoro, futbollist.

Krahas karrierës së tij Giovanni njihet në Londër për një tjetër arsye, pasi në kohën kur ai ishte në lidhje dashurie me një të dashur ruse ishte bërë problem për fqinjët e tij.

 

“Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse.

 

 

“Një futbollist italian dhe e dashura e tij magjepsëse që qarkullojnë me një ‘Bentley’ të artë kanë zemëruar fqinjët e tyre në ‘Notting Hill’ me planet për një njësi të ajrit të kondicionuar ‘të përmasave industriale’. Giovanni Santoro, Galina Genis, kanë krijuar një reputacion në lagjen elitare si të ashtuquajturit ‘fëmijë të pasur të Londrës’. Ata hanë në restorante gustatore, blejnë në butikë të sht renjtë dhe pushojnë në resortet më në modë. Por planet e fundit të çiftit me jetë luksoze për shtëpinë e tyre prej 5 milionë paund kanë shkaktuar zemërim te vendasit, pasi ata zbuluan propozimet për të instaluar kondicionerë të mëdhenj në çatinë e pronës katërkatëshe viktoriane.

 

Një tjetër vendase, Helene Cassaigne, shtoi: “Për momentin, nëse njerëzit flasin në tarracë dhe nëse jam në kuzhinë, dritarja është e mbyllur, unë mund të dëgjoj të gjithë bisedën”. “Kështu që me siguri do të dëgjoj zhurmën që vjen nga pajisjet e ajrit të kondicionuar… Unë nuk jam në favor të këtij projekti të ri”.

 

Oficerët e pushtetit vendor kanë rekomanduar tani që njësitë e ajrit të kondicionuar të jepen dritën e gjelbër, në varësi të kushteve të vendosura për zhurmë. Zonja Genis tha për “Evening Standard” të Londrës: “Nuk dua të përfshihem në asgjë që e përkeqëson situatën ose konfliktin me fqinjët. Unë dua të qëndroj jashtë saj”. Çifti tashmë ka instaluar një dhomë kinemaje dhe sauna në bodrum, ndërtimin e së cilës fqinjët e përshkruan si ‘gërmim deri në Australi’.

 

Martin Edge, apartamenti i të cilit ka pamje nga prona, tha se pajisjet ishin më të përshtatshme për ‘një njësi tregtare ose në një zonë industriale’. Në kundërshtimin e tij ndaj këshillit, ai shkroi: ‘Nuk mund të mendoj se si dikush që dëshiron paqen dhe qetësinë në shtëpinë e tij, do të lejonte ajrin e jashtëm kaq afër. E kundërshtoj sa më fort aplikimin”, thuhet në shkrimin e “Daily Mail”, duke vënë në dukje jetën e luksit të djaloshit italian.

 

Se cila është lidhja e tij me reperen shqiptare mbetet të shihet në vazhdim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...