Alesia Bami: Pse nuk kërcënohem nga vajzat e bukura të ekranit dhe preferencat për…

Gjithnjë në top formë dhe një imazh shumë i dashur, sidomos për gjininë mashkullore. Flasim për Alesia Bamin, që vit pas viti ia ka dalë të rrisë prezencën e saj në televizion, duke qenë pjesë e disa formateve.

Por ndryshe nga imazhet e zjarrta që shohim prej saj në rrjetet sociale, në të përditshmen e saj prezantuesja është e vendosur të çojë përpara karrierën në televizion.

Në intervistën dhënë për “Panorama Plus”, ajo zbulon se është single, por na tregon detaje nga mashkulli që do të donte të kishte në krah.

Nga sporti në një format ‘talk-show’, ku e gjen veten më komode?

Alesia Bami: Do ta përkufizoja si një vit të suksesshëm. Përveç moderimit ishte dhe një sfidë tjetër e imja: autorësia me nisjen e “Vajzave me Kordele” në “E Diell”, një programi ku qëllimi kryesor ishte të thyenim stereotipat e krijuara sa i përket pamjes fizike të çdo vajze dhe atij perfeksionit që ndonjëherë edhe nuk ekziston.

Ia arritëm që shumë vajza që e shihnin televizionin si ëndërr të largët t’i bënim pjesë të show-t dhe pse jo te merrnin eksperiencë për të vazhduar më tej. Fillimisht s’ishim shumë të sigurt për nisjen e këtij formati sepse ishte për herë të parë që zhvillohej. Dhe tani në përfundim të tij mendoj qe ia kemi dalë me sukses.

Sa i përket sportit, unë e gjej veten shumë dhe e kam pëlqyer gjithmonë punën në “Procesin Sportiv”. Realisht nuk i ndaj dot, ndihem shumë komode te të dyja formatet sepse te të dyja e gjej veten shumë.

Shpesh thuhet se vajzat nuk janë shumë të afta si gazetare sportive, si u përgjigjeni këtyre deklaratave?

Alesia Bami: Kam dashur gjithmonë të njihem si moderatore sporti, jo gazetare apo analiste sportive, pra, sa u përket njohurive të përgjithshme jam munduar vit pas viti t’i përmirësoj. Vajzat janë gjykuar gjithmonë, jo vetëm moderatoret e sportit, por çdo vajzë e bukur, pra, nëse ti je e bukur, nuk mund të jesh e zgjuar. Ky paragjykim ndodh gjithmonë dhe është për të ardhur keq kur kritikohesh edhe nga kolege që hasen përditë vetë me këtë paragjykim. Unë e dua sportin dhe për sa kohë e bej me pasion e përkushtim punën time komentet dhe paragjykimet tek unë nuk kanë vlerë.

Si i ke marrëdhëniet me sportistët, ka nga ata që kanë flirtuar me ju?

Alesia Bami: Në fakt, nuk është se kam shumë komunikim me sportistët përveç rasteve që i kemi pasur të ftuar në studio.

Duket se rivaliteti është shumë i lartë në ekran, ndodh që ndiheni e ‘kërcënuar’ nga vajzat e bukura që janë në panel me ju?

Alesia Bami: Patjetër që rivaliteti është shumë i madh. Personalisht nuk e kam ndjerë shumë sepse kam qenë shumë e angazhuar me punë për të analizuar çdo situatë apo person të caktuar. Por gjithsesi nuk jam ndjerë kurrë e “kërcënuar” sepse unë kam qenë gjithmonë e mendimit që çdo vajzë ka bukurinë dhe aftësinë e saj dhe ka vend për të gjitha…

Si ia ka dalë Alesia të ‘mbajë’ fort dy poste të rëndësishme në ekran?

Alesia Bami: Me shumë punë dhe përkushtim!

Të qenurit ekstravagante apo sensuale, sa ndihmon në ekran?

Alesia Bami: Ekzagjerimi s’është asnjëherë i bukur. Por sensualiteti patjetër që të ndihmon, por nuk është gjithçka…

Cila është gjëja më e çmendur që do të bënit për hir të famës?

Alesia Bami: S’do bëja kurrë asgjë për famë. Më duket absurde të kërkohet famë me zor dhe në çdolloj forme të mundshme. Kam dashur gjithmonë që publikut t’i servir bukur punët që bëj dhe të njihem në bazë të tyre.

Flasim pak për jetën private, ju shohim gjithmonë vetëm? E fshihni partnerin apo nuk keni një të tillë?

Alesia Bami: Ende vetëm.

Si është Alesia në një lidhje, pasionante, romantike apo ka pritshmëri të tilla nga partneri?

Alesia Bami: Unë nuk jam shumë romantike, por e dua romanticitetin te partneri.

Nëse do të zgjidhnit një personazh të famshëm shqiptar për partner, keni një emër?

Alesia Bami: Do preferoja shumë që partneri im të ishte larg ekranit dhe showbizit. Kështu që nuk kam asnjë emër në mendje.

Ku do ta gjejë shtatori Alesian?

Alesia Bami: Me projekte shumë të bukura, por është më mirë t’i zbulojmë në shtator.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...