“Ai bossi, miliarderi”, aktorja e njohur shqiptare zbulon si Ermal Mamaqi e refuzoi: E mbylli telefonin

Eva Alikaj ka zbuluar së fundmi një bisedë që ka pasur me Ermal Mamaqin.

 

Aktorja e njohur ka rrëfyer në programin “n’Kohë” se kishte kërkuar një rol në serialin e Ermalit, ndërsa ky i fundit e kishte refuzuar.

 

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën,ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat.

Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”– tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...