500 euro gjobë nëse shëtisni me rroba banje në rrugët e këtij qyteti

Prej shumë vitesh Sorrento, qyteza e vogël bregdetare me 16 mijë banorë, është kthyer në një nga destinacionet e preferuara.

 

Nëse po planifikoni një udhëtim në Itali për pushimet verore, atëherë kini kujdes të mos dilni me rroba banje në rrugë. Qyteti i Sorrentos ka njoftuar një ndalim të daljes me rroba banje dhe turistët që shkelin rregullat do të përballen me gjoba deri në 500 euro. Rregullat vlejnë edhe për vizitorët meshkuj.

 

Megjithatë, nuk do të gjobiteni nëse jeni ulur buzë pishinës ose jeni duke qëndruar në një club veror. Kjo për shkak se masat e reja zbatohen kur njerëzit dalin në rrugët e qytetit, qoftë duke ecur nëpër dyqane apo duke shkuar në një restorant.

 

Kryetari i bashkisë së Sorrentos, Massimo Coppola, ka njoftuar masën, duke pretenduar se pushuesit që dalin me rroba banje po i bëjnë vendasit të ndiejnë ‘siklet dhe shqetësim’, raporton Times.

 

Ai shtoi se ata që ecnin me rroba banje shiheshin nga shumica e njerëzve “në kundërshtim me dekorin dhe mirësjelljen që karakterizon bashkëjetesën e civilizuar”.

 

Sorrento nuk është destinacioni i vetëm i pushimeve që ka vendosur një rregull të tillë për rrobat e banjës.

 

Në Barcelonë dhe Majorca, njerëzit mund të veshin rroba banje vetëm në plazh, me gjoba deri në 300 euro në Barcelonë dhe deri në 600 euro në Majorca për ata që nuk respektojnë rregullat. Ashtu si Sorrento

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...