Zv/myftiu i Shkodrës: Martohuni me ata që doni, fajdet, gjakmarrja dhe kamata janë harram

Në të gjithë Shqipërinë sot është falur namazi i Kurban Bajramit.

Pas faljes, zv/myftiu i Shkodrës, Arben Halluni, u ndal tek disa prej gjërave të ndaluara të fesë islame, siç janë gjakmarrja dhe kamata.

Halluni tha se si pasojë e anashkalimit të mësimeve islame dëgjojmë në Shkodër për probleme me kamatën dhe fajden, që përfundojnë me epilog tragjik.

“Ndalimi i gjakmarrjes, kamatës dhe fajdes, janë tradita të këqija që iu sollën fatkeqësi njerëzve.

Huadhënësi dhe huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që ka dhënë. Sot jo rrallë dëgjojmë për probleme kamatash dhe fajdesh, ruhuni nga prostitucioni dhe xhelozia bashkëshortore, martohuni me ato që i doni, dhe respektoni e doni njëri tjetrin. Të vendoset barazia sociale nga drejtuesit e vendit”, shprehet Halluni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...