U kapën MAT, Melisa flet për lidhjen me Majkun: U takuam…

Ditët e fundit ka bërë xhiron e rrjetit një foto ku shfaqej Melisa së bashku me reperin Majk. Menjëherë u aludua për një lidhje dhe për këtë Melisa është pyetur në një intervistë për “Prive”. Ajo tregoi se me Majkun është takuar rastësisht dhe nuk ka asgjë mes tyre.

 

“Mua me kë s’më kanë lidhur qëkur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Bën super muzikë. Është koleg, nëse mund ta quaj të tillë, por nuk ka asgjë mes nesh. Jam single”, tha Melisa.

 

E pyetur për ndonjë romancë të re, ajo u shpreh se po i përkushtohet vetes dhe karrierës së saj.

 

Melisa ka folur gjithashtu për herë të parë pas ndarjes nga Andi duke treguar se është ndjerë shumë e paragjykuar.

 

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, tashmë dhe këngëtare u shpreh se nuk dëshiron të bëjë bujë duke treguar anën negative që çoi në ndarjen nga Andi, por dëshiron të mbajë vetëm kujtimet e mira.

 

“Tani për momentin kam rigjetur veten, kam rilindur them unë. Jam një Melisa më e përmirësuar. Një Melisa që është e njëjta Melisë, me një ndryshim për mirë. Dy periudha në jetën time kam qenë poshtë, një herë para shumë viteve për arsyeje familjare, hera e fundit ka qenë kjo që u zhduka. Jam e lumtur që kam qenë keq për të qenë më mirë sot. Unë nuk kam nevojë të flas se po përmendem goxha. Kur ndodh një ndarje një femër si të flasë si mos të flasë, do të jetë ajo e paragjykuara. Sidomos një personazh si puna ime që është ekspresive.

 

Preferoj të mos flas fare sesa të gënjej. Anën negative kam vendosur ta mbaj për vete, mos të bëjë kot bujë. Një arsyeje konkrete (për ndarjen) nuk e jap dot, për të vetmen arsye dua ta mbaj për vete, sepse dua të mbaj vetëm kujtime të mira. Por, besoj siç e ka thënë dhe personi (Andi) ishte më e mira për të dy. Meritoj më shumë, kaq dua të them”, tha Melisa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...