Tronditëse! “Pazari” me varret: Përgjegjësit marrin nga 2 milionë lekë, zhvarrosin fëmijët e vegjël dhe vendin e shesin (VIDEO)

Eljodor Ndini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës, është arrestuar tre ditë më parë nga Policia e kryeqytetit pas një hetimi disa mujor me Prokurorinë. Ndini dhe tre vartësit e tij, shisnin varret në Tufinë për 2 milionë lekë të vjetra, shkruan newsbomb.al.

Katër punonjës të Bashkisë së Tiranës, vetë drejtori Eljodor Ndini dhe tre vartësit e tij – punonjës të Shërbimit Funeral, janë prangosur për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Një skemë e mirëfilltë korruptive që është zbardhur nga organi i akuzës së kryeqytetit.

Këto arrestime nxorën në pah “pazaret” që bëhen në Shërbimin Funeral të Tiranës për të siguruar një varr për personat që ndahen nga jeta. Kush ka para dhe paguan mirë, zyrtarët përgjegjës u prenotojnë varre buzë rrugës, kush nuk ka degdiset të prehet në ferra apo kanale.

Fax News sjell dëshmi tronditëse për këtë fenomen që është zbuluar së fundmi nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës. Fëmijët e porsalindur por që për shkaqe të caktuara ndërrojnë jetë, zhvarrosen dhe vendi i tyre u shitet personave të tjerë që duan që të afërmit të prehen buzë rruge.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...