Si i ke marrëdhëniet me kryeministrin? Erion Braçe flet pa doreza: 1 muaj flasim, dy muaj nuk flasim…

Deputeti Erion Braçe ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”, ku ka folur rreth marrëdhënies se tij me kryeministrin Edi Rama.

 

Braçe u shpreh se marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin i ka shumë të mira, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin.

 

Duke pasur një lidhje të tillë deputeti tregoi se kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë me njëri-tjetrin.

 

Pjesë nga biseda:

Romeo : Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…

 

Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

 

Romeo: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

 

Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.

 

Romeo: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

 

Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

 

Romeo: Mua më dukeni si një çift toksik…

 

Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...