“Po çmendesha”/ Këngëtarja e njohur rrëfen sesi ish-i dashuri i vodhi paratë që kishte fituar si striptiste

Reperja e famshme, Cardi B, ka zbuluar se ndihet e traumatizuar kur kujton se një nga ish-të dashurit i ka vjedhur 20 mijë dollarë nga paratë që fitonte si striptiste.

 

“Kur isha 20 vjeç … e thosha kaq shumë: ‘Unë jam 20 vjeç dhe kam 20,000 dollarë.’ Dhe kjo më bënte të habitesha sepse punova shumë për t’i fituar, tha reperja, tani 29 vjeç, në podcastin “Lip Service”, ku më pas shtoi: “Unë shkunda b*thën time shumë fort për ato para”.

 

Cardi kujton se një ditë numëroi paratë dhe kuptoi se kishin mbetur vetëm 1000 dollarë.

 

“Ai më mori paratë e mia,” i tha ajo prezantueses. “Ai mori paratë e mia dhe nuk u përgjigj në telefon për tërë ditën”

 

“Unë po çmendesha, dhe më pas ai tha: “Po, i mora paratë sepse jam në Kaliforni duke marrë [barërat e këqija për të shitur]”-tregon ajo.

 

Reperja e “Bodak Yellow” tha se ka mbetur e “traumatizuar” nga ngjarja. Ajo shtoi gjithashtu se kjo e bëri të vendoste të mos dilte më me “djem të varfër”.

TE TJERA