Pezullohen 5 inspektorë të Policisë Rrugore, zotërinjtë vinin gjoba dhe falsifikonin …

5 efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë u pezulluan nga detyra pas një hetimi disa mujor që dokumentoi raste të vendosjes së gjobave arbitrare dhe falsifikim të të dhënave të kapura nga radarët.

Të 5 punonjësit me gradë inspektor janë me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet dhe akuzohen se kanë “Shpërdoruar detyrën”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se në kohë dhe vende të ndryshme ata kanë ndëshkuar me masa administrative qytetarë në mënyrë të paligjshme, si dhe kanë ndërhyrë më pas te të dhënat e radarëve.

Ky hetim është vijim një operacioni që çoi në pranga dy efektivë të tjerë të Komisariatit të Policisë Rrugorë në Tiranë në fillim të Marsit.

Dy punonjësit u kapën duke mos ndëshkuar shoferët që kapeshin nga radarët me shpejtësi në këmbim të vlerave monetare, teksa hetimet treguan se ky fenomen ishte i shtrirë edhe në punonjës të tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...