Nga ndarja me Andi Shehin, deri tek “romanca” me Majk, Melisa Lleshi rrëfehet pa dorashka: Jam mbushur me një dashuri të re…

Definitivisht jo! Kjo ishte përgjigjja e Melisa Lleshit u pyet për ndonjë ribashkim mes saj dhe Andi Shehit.

Prej disa kohësh tashmë, ish- çifti i “Për’puthen” i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Ndonëse Andi zgjodhi më herët të fliste rreth kësaj ndarje, duke e konsideruar toksike, Melisa e tha versionin e saj tani.

Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ndër të tjera u shpreh se nuk ka preferuar të flasë sepse një personazh si ajo do të paragjykohej. Madje tregoi se meritonte më shumë.

“Tani për momentin kam rigjetur veten, kam rilindur them unë. Jam një Melisa më e përmirësuar. Një Melisa që është e njëjta Melisë, me një ndryshim për mirë. Dy periudha në jetën time kam qenë “down”, një herë para shumë viteve për arsyeje familjare, hera e fundit ka qenë kjo që u zhduka. Jam e lumtur që kam qenë keq për të qenë më mirë sot.

Unë nuk kam nevojë të flas se gja po përmendem. Kur ndodh një ndarje një femër si të flasë si mos të flasë, femra do të jetë ajo e paragjykuara. Sidomos një personazh si puna ime që është e hedhur. Preferoj të mos flas fare sesa të gënjej.

Anën negative kam vendosur ta mbaj për vete, mos të bëjë kot bujë. Një arsyeje konkrete (për ndarjen) nuk e jap dot, për të vetmen arsyeje se dua ta mbajë për vete, një, dhe e dyta sepse kam filluar ta harroj edhe unë sepse dua të mbaj vetën kujtime të mira.Por, besoj siç e ka thënë dhe personi (Andi) ishte më e mira për të dy. Meritoj më shumë, kaq dua të them.”-është shprehur Melisa.

Mirëpo ditëve të fundit ka bërë xhiron e rrjetit një foto ku dukej Melisa së bashku me reperin Majk Kaveli duke hyrë në një hotel. Në këtë intervistë, nuk kishte si të mos diskutohej kjo çështje. E pyetur nëse është në një lidhje me Majk, këngëtarja u shpreh se është takuar rastësisht.

“Mua me kë s’më kanë lidhur qëkur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë,”-tregoi Melisa.

E pyetur për ndonjë romancë të re, siç ndodh zakonisht pas ndarjes edhe Melisa u shpreh se po i përkushtohet vetes dhe karrierës së saj.

“Dhe tani jam mbushur me një dashuri të re, që është vetja ime. Jam mirë edhe vetëm. I jam futur me kokë muzikës. Nuk e kam me të shpejtë, kam fokuse tjera për momentin,”-përfundoi ish-konkurentja e Për’puthen.

TE TJERA