Motra e Aulona Mustës ‘thumbon’ moderatoren në mes të interivstës: Djalin tim ti…

Aulona Musta është një ndër personazhet më të njohur për publikun. Moderatorja njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe vetëbesimin që ka.

 

Moderatorja ka dhe një motër të cilën e quajnë Kledja. Ndryshe nga Aulona, ajo zgjedhur të mos jetë një personazh publik dhe për këtë arsye ne dimë shumë pak nga jeta e saj personale.

 

Së fundmi dy motrat ishin të ftuara në “Ftesë në 5” ku kanë folur për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Aulona është nënë e një vajze, ndërsa Kledja nënë e një djali. Ajo janë pyetur se cila prej tyre është tezja më përkushtuar.

 

Aulona u shpreh se kur Kledja është bërë teze me Amarën nuk ka pasur shumë impenjime dhe ka qenë goxha e përkushtuar ndaj saj por dhe në ditët e sotme ajo vazhdon të bëjë të njëjtën gjë pasi e ka në natyrën e saj.

 

Mirëpo e papritur ishte pyetja ‘thumbuese’ e motrës së moderatores e cila i tha nëse e mban mend ndonjëherë kur ajo i ka mbajtur djalin. E teksa Aulona e habitur nuk e priste pyetjen, u shpreh se këtë gjë e ka një nga pengjet e saj pasi angazhimet e shumta që ka ndonjëherë e bëjnë gazetaren të mos kalojë kohën e mjaftueshme as me vajzën e saj.

 

Pjesë nga biseda:

 

Aulona: Kledja, sepse është bërë e para teze edhe nuk e kishte një impenjim nuk ishte bërë akoma nënë dhe është më e përkushtuar si natyrë.

 

Kledja: Edhe tani që jam bërë nënë dhe kam shumë punë, nëse Aulona më thotë ‘të lutem do ta mbash Amarën’ unë lë çdo gjë timen dhe iki me vrap e marr. Është hera e parë që dua ta pyes, mban mend ndonjëherë kur e ke mbajtur Adrielin?

 

Aulona: Është një ndër “pengjet” e mija që kam që nuk kam kaluar aq shumë kohë me Adrielin dhe nukkrahasohet me kohën që ka kaluar Kledja me Amarën apo me gjithë impenjimin që ajo tregon edhe tani por pa diskutim që unë jam shumë e angazhuar edhe me Amarën nuk kaloj aq shumë kohë sa do të doja të kaloja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...