Isli Islami shfaqet krah Antonela Berishës/ Çudit Ori Nebiaj me komentin e saj…

Moderatori Isli Islami ka bërë lëmsh ndjekësit e tij, duke u shfaqur krah ish-konkurrentes së Për’puthen me një mesazh.

 

Moderatori publikoi një foto-album në profilin e tij në Instagram nën shoëqrinë e Antonela Berishës, e cila ishte e ftuar në programin e tij gjatë ditës së sotme.

 

“Me @antonelathereal biseduam gjatë pas Wake Up dhe dolëm në konkluzionin që shiu në mos do rrjedhë, do pikojë. Pastaj u ndamë. Antonela është single”– shkruan Isli, ndërsa vëmendje të madhe ka marrë edhe seksioni i komenteve.

 

Kolegia e tij prej kohësh tashmë, Ori Nebiaj shkruan në seksionin e komentve: Ore ti”, krahas një emojie me fytyrë të habitur.

 

Nga ana tjetër nuk ka munguar as komenti i Antonelës e cila shkruan: “Më ka thënë një shoqja ime: single apo jo ç’rëndësi ka, natën e mirë nga unë”

 

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Ëake Up’ habiti me deklaratat e saj. E pyetur se me cilët prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” ka ruajtur raporte të mira përmendi vetëm Beatrix Ramosaj, Sarah Berishën dhe Dj Pm. Monika? Askund. Nuk përjashtohet mundësia që Antonela ta ketë harruar aktoren, ndonëse vlen të theksohet se zakonisht nuk i shpëtojnë të tilla gjëra.

 

“Është si ajo puna e Maturës kur thua do takohemi dhe nuk takohesh më kurrë. Kam patur raport me Sarën, Pm, Beatrix. Edhe takohemi. Të gjithë jemi me angazhime por më kanë mbështetur të gjithë banorët në biznesin tim.

 

Kur hyra në Big Brother u frikësuan të gjithë. Beatrix më ka thënë: “Të shikoja në Për’puthen dhe thoja që kjo do i rrahë të gjithë”. U frikësuan se unë jam tip ngacmues. Unë ngacmoj që mos të më ngacmojnë.”-u shpreh Antonela.

 

TE TJERA