Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit/ 54-vjeçari ishte i divorcuar, jetonte me qira i vetëm

Eduart Beqiraj, është efektivi i policisë, i cili u vetëvra me armën e shërbimit mbrëmjen e sotme në Delvinë.

 

Ai ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në komisariatin e qytetit. Mësohet se Beqiraj jetonte i vetëm në një shtëpi me qira dhe ishte i divorcuar.

 

Problemet familjare dyshohet se e kanë shtyrë efektivin e policisë të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...