Shitësi ambulant: Policët bashkiakë na kërkojnë 2000€ të na lënë të shesim!

Lek i madh po bëhet me tregtarët ambulantë në Durrës, sipas denoncimeve të fundit të JOQ Albania.

Ata kanë rrëfyer se policët bashkiakë të kryetares Emirjana Sako u kërkojnë nga 1 milion lekë deri në 2000€ në mënyrë që t’i lënë të shesin në shëtitoret e Durrësit, apo në bregdet.

Një shitës ambulant tregon se këta efektivë po fitojnë më shumë se shpërndarësit e narkotikëve me këto skema. Ai shton se po u marrin bukën e gojës të gjorëve dhe se kurrë më parë nuk ka parë një situatë të tillë.

Ndër të tjera shton se u kanë kërkuar Sakos t’i licencojë, por u ka thënë se janë të paligjshëm…

Shitësi ambulant denoncon: “Kjo nuk eshte asgje qe ti lejojn te shesin ne pedonale te shkembi kavajes ju kerkojn nga nje milion e deri ne dy mije euro dhe i kerkojn sade fare pa asnje lloj frike pa llogaritur qe duke filluar nga ura e dajlanit e vazhdon po behet nami me ndertime bicbare ne rere me ata inspektoret e bashkise po bejn lek me shume se narkotiket .

Te parcelat e plazhit akoma me shume fitim per policet . Si kete vit sna ka bere vaki kurre me pare te shohim e as te degjojm nje vjedhje kaq e hapur nga policia bashkiake .po ju marrin buken e gojes me te gjitha menyrat ambulanteve te gjore .

Kryetarja e bashkise kur i kerkojm te licensohemi e te punojm dhe ne si ne gjith boten na thote jeni te jashtligjshem a mundet kush te na e shpjegoje ?!!!!”

TE TJERA