Sherr mes tyre? Çfarë ndodhi mes Olsi Bylukut dhe Noizy-t? Aktori bën të papriturën ndaj reperit

Ditëve të sotme rrjetet sociale shërbejnë si një tregues i marrëdhënieve reale të njerëzve. Duke përdorur logjikën virtuale, një “unfollow” në Instagram do të thotë prishje marrëdhëniesh.

Aktori i humorit Olsi Bylyku ka hequr nga lista e personave që ndjek, reperin Noizy. Ky veprim nuk u ka shpëtuar përdoruesve të rrjeteve sociale që kanë nisur të aludojnë nëse mes tyre ka ndonjë problem.

Në nisje të karrierës së tij e jo vetëm, Olsi shpesh e ka imituar Noizyn në numrat e tij komik apo edhe në rrjetet sociale. Një vit më parë ai ftoi në emisionin e tij “Roped with Olsi” moderatorin Meriton Mjekiqi, me të cilin Noizy ka patur disa përplasje që u thelluan më shumë pas asaj interviste.

I ptetur më vonë rreth kësaj, Olsi tha se unë nuk nxit sherre në emision. Duke shtuar se i kishte të dy miq, Olsi tha se qëllim i tij ishte t’i pajtonte.

“Unë i kam të dy miq. Madje ja thashë dhe Meritonit në studio. Madje madje, unë kisha qëllim në studio t’i pajtoja. U mundova por vazhduan prapë”- u shpreh ai asokohe.

Nuk dihet nëse kjo intervistë ka shkaktuar ndonjë pakënaqësi mes tyre. Vlen të theksohet se Noizy nuk e ka ndjekur Olsin ndonjëherë në Instagram. Ndoshta Olsi nuk ka dashur të ketë dikë që nuk e ndjek?

TE TJERA