Sa fitojnë Vipat shqiptarë nga Instagram? Gazetari i njohur zbulon shumat që as në mendje s’na shkonte…

Rrjetet sociale veç një mundësi e mirë prezantimi të projekteve për të famshmit shqiptarë si për ata në tërë botën është kthyer në biznes.

Të pasurit numër të madh ndjekësish llogaritë e vipave shqiptar padyshim përdoren nga kompani e brende të ndryshme për reklamimin e produkteve të tyre.

Gazetari Eraldi Rexho ka folur për shumat që të famshmit shqiptar arrijnë të marrin për një postim.

Sipas tij për reklaminin e produkteve apo shërbimeve të ndryshme në llogaritë e tyre në rrjetet sociale fitimet e VIP-ave variojnë nga 300-5000 euro.

“Shumë biznese e kanë orientuar komunikimin e tyre në digjital në marketingun online dhe personazhet e famshëm janë ata që përfitojnë më shumë nga e gjitha kjo. Shumë prej tyre kanë kontrata vjetore tanimë prej 2-3 vitesh, ndoshta që prej pandemisë ka filluar të funksionojë kjo strategji.

Kanë kontrata vjetore dhe arkëtojnë shumë para nga Instagrami. Shifrat fillojnë nga 300 euro për ‘story’ dhe pastaj 500, deri në 5000. Është një marrëdhënie e vazhdueshme”– u shpreh ai.

Eraldo madje u shpreh se nëse një personazhi publik do t’i vidhej Instagrami do të ishte fundi i botës për të. Në emision ishte e ftuar edhe Monika Lubonja, të cilës së fundmi i ka ndodhur pikërisht kjo.

Asaj i është vjedhur llogaria e saj në Instagram dhe e cilësoi rrjetin social si një “mjet jetese” në ditët e sotme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...