Rudina prezanton për herë të parë vajzën, tregon si e njeh e bija Azem Hajdarin: Sa herë shkonte tek busti

Rudina Hajdari ka folur për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur vajzën larg në pjesën më të madhe të vitit.

Sihana jeton në SHBA, ndërsa Hajdari për shkak të angazhimeve qendron në Shqipëri.

Sakaq, politikania në “Rudina” ka zbuluar se të bijës i flet edhe për të atin e ndjerë, Azem Hajdarin, të cilin Sihana e njeh përmes bustit të tij.

Rudina Hajdari: I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpesh herë që ky busti këtu është gjyshi.

Sihana: Edhe unë thoja është shumë i mirë.

Rudina Hajdari: Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi.

Sihana: Te gjyshi ne shkojmë te parku.

Rudina Hajdari: Edhe çoni lule?

Sihana: Po

Rudina Hajdari: Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.

TE TJERA