OSHEE iu preu dritat, zbardhet vdekja e foshnjes 6-muajshe në Tiranë: Gjyshja ndezi qiri por e zuri gjumi

Një foshnje 6-muajshe ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në një banesë private në Ali Dem, pranë “Maternitetit të Ri”.

Në momentin që shtëpia u përfshi nga flakët, foshnja ishte vetëm me gjyshen në shtëpi pasi mamaja ishte duke pirë kafe. Foshnja ka arritur të dalë gjallë nga banesa por ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital për shkak të asfiksimit nga tymi.

Sipas “BW” një qiri që gjyshja kishte ndezur për të bërë dritë është bërë shkak për zjarrin në banesën e tyre. Banorët e lagjes kanë deklaruar se pak orë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, e moshuara Janulla Lilaj kishte shkuar të blinte qirinj në një dyqan afër banesës së saj.

E moshuara nuk kishte energji elektrike në shtëpi sepse ia kishin ndërprerë pasi nuk kishte paguar faturat. Kështu për të bërë sado pak dritë e moshuara ndezi një qiri dhe e vendosi mbi komodinë.

Por teksa priste që vajza t’i kthehej në shtëpi, gjyshen e moshuar e ka zënë gjumi ndërkohë që qiriu ishte i ndezur mbi komodinë. Kjo e fundit ka marrë flakë dhe flakët kanë nisur të përhapen me shpejtësi në të gjithë banesën. Kur e moshuara është zgjuar nga gjumi dhe ka parë flakët ka dalë menjëherë jashta për të kërkuar ndihmë.

TE TJERA