Mashtrohet vajza/ Blen “Iphone 13” 800 mijë lekë, por i del kinez: Nuk punon fare!

Një qytetare ka denoncuar në JOQ ALBANIA se ka rënë pre e një mashtrimi.

Ajo thotë se ka kërkuar të blejë një telefon të fundit dhe ka vendosur që të marrë Iphone 13, mirëpo nuk ka gjetur vendin e duhur për ta blerë.

Vajza, e re në moshë, është mashtruar dhe ka blerë 800 mijë lekë të vjetra një Iphone kinez dhe shumë difektoz.

Telefoni ka filluar të shfaqë probleme, pak kohë pas përdorimit. Për t;u ankuar është e pamundur, pasi telefonin e ka porositur në një faqe Facebok-u dhe ata nuk i përgjigjën. Gjithashtu nuk hapin as telefonin.

Vajza denoncon:

Pershendetje JOQ! Bleva tel 800 mije leke dhe është i prishur. Zotëria nuk e hap më tel. Nuk punon fare touch-i, çakordohet fare. Ky sështë as origjinal, është kinez.

https://fb.watch/e7KzFC43Mb/?fs=e&s=cl

TE TJERA