Këtu apo në Kosovë më mirë muzika? Erik Lloshi: Ata andej blejnë çdo gjë

“Ta qesim t ymin” është kënga e sjellë së fundmi nga Erik Lloshi.

Për këtë ai gjatë bisedës në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin tha se është hera e parë që del në publik me ritme folk. Kur publikon një këngë të re, të gjithë këngëtarët kanë në fokus të tyre klikimet. Për këtë gjë Eriku tha se nuk ka bërë sponsorizim.

“Akoma nuk e kam bërë sponsorizimin. E lashë kastile sepse në momentin që vendosa që do isha i ftuar këtu doja ta thoja këtu që ‘në momentin që unë do bëj sponsorizimin, këngën keni për ta parë ndryshe’. Do ta bëj në mënyrë graduale.”

Ermali e pyet për muzikën që realizojnë artistët në Shqipëri dhe artistët në Kosovë për të cilët këngëtari tha se artistët e Kosovës bëjnë një menaxhim më të mirë.

“Kosova, për mendimin tim, bën një menaxhim të mirë. Nëse do flasim për produksionet shqiptare dhe kosovare, janë larg njëra tjetrës. Produksionet shqiptare kurohen në detaj, ndërsa produksionet kosovare blejnë beat-in nga interneti,

tekstin e blejnë, çdo gjë e blejnë. Nuk bëjnë asgjë vetë. Ndërsa ne punojmë një muaj deri në dy muaj për të bërë një këngë. Ama, ama menaxheriale është më e fortë se në Shqipëri.”

Ndër të tjera tha se do të tjerë edhe 4 projekte të reja muzikore, gjithashtu theksoi se do të marrë pjesë në Këngën Magjike, por jo në Festivalin e RTSH sepse ende nuk i ka dalë mërzitja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...