“Kam fituar lotarinë me burrin”, ish miss-i shqiptar rrëfen historinë e trishtë, sindroma që rrezikoi ta linte pa fëmijë

Ishte një fëmijë kur u largua nga Shqipëria por nuk i ka shkëputur kurrë lidhjet me vendlindjen e saj.

Alma Ajazi Bossuet, miss-i i parë shqiptar që do të shpallej në SHBA në vitin 1999, dha një intervistë këtë të premte për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau shumë detaje nga jeta personale.

Prej shumë vitesh jeton në Francë së bashku me bashkëshortin. Dëshira për t’u bërë nënë u bë qëllimi i jetës pas problemeve që kishte për shkak të një sindrome të rrallë nga e cila vuan. Gjatë bisedës, ajo rrëfeu se vuan nga sindroma e cisteve, e cila ka qenë një pengesë serioze për shtatzëninë.

duke folur me moderatorin Alban Musa, ajo rrëfeu se pavarësisht peripecive, sot është ajo është një nënë e një vajze 6 vjeçare. “Disa femra vuajnë nga sindroma e cisteve dhe kjo sjell shumë pengesa për t’u bërë nënë. Nëse nuk iu nënshtrohesh kurave është e pamundur të realizosh ëndrrën tënde.

Ka qenë një sfidë shumë e madhe dhe ndihem e bekuar. Spitali francez më shpëtoi jetën sepse kisha dy operacione, por dhe me besim në vetvete, me mbështetjen e burrit dhe familjes. Kurat hormonale janë të vështira dhe të forta dhe nëse nuk ke mbështetjen morale nuk ia del dot.

Ishte kohë e gjatë pothuajse 4 vjet, bëra kura të forta, bëra dy operacione sepse vezoret ishin përdredhur. Qëndrova 3 muaj me paterica, burri më tha të adoptojmë një vajzë në Shqipëri. Është diçka hyjnore por i thashë nuk pranoj që të jetë fati im. Ndalova kurat për një vit.

Pastaj spitali në Paris më mori përsipër dhe vazhdova sërish kurat dhe bëra inseminim. Funksionoi që herën e parë”, tha ajo. Më pas ajo foli dhe për bashkëshortin e saj francez, për të cilin tha se ka qenë “arkitekti” kryesor në jetën e saj.

“Ka qenë arkitekti kryesor, kam një bashkëshort fantastik në çdo aspekt dhe e them shpeshherë sa herë flas me miqtë që kam fituar lotarinë. Është një partner i shkëlqyer dhe më e rëndësishmja është një baba i devotshëm“, tha Alma.

TE TJERA