Çudit Erion Braçe: Me Edi Ramën 1 muaj flasim, 3 muaj jo…

Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte në “Më lër të flas”, ku ka komentuar mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin. Mbi këtë marrëdhënie ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.

Romeo Veshaj: Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…
Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

Romeo Veshaj: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.
Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flaim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik

Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...