Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem

Pak më parë, policia njoftoi se gazetari Kastriot Myftaraj është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte e për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Kanë dalë edhe pamjet pak minuta pas ngjarjes.

 

Deri më tani policia konfirmon se është hedhur, por nuk dihet se kush janë shkaqet që mund ta kenë shtyrë Kastriot Myftarajn drejt kësaj ngjarjeje.

 

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

 

Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TE TJERA