Horoskopi ditor, e premte date 8 Korrik 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Dita e premte nis me lëvizje të ngadalta, përpiquni të mos e humbni durimin, do të jeni duke u rikuperuar në orët e mbrëmjes. Gabime janë të mundshme në punë, mos ushqeni polemika të panevojshme.

Horoskopi i Demit Paolo Fox: Këtë të premte mund të shfaqet një person i mirë, ndoshta një miqësi e dashur dhe e pëlqyer për ju. Mundohuni të kuptoni se cilat janë ndjenjat tuaja. Në punë, nuk e përjashtoj ndryshimin e gjërave sidomos ato që lidhen me marrëveshje.

Horoskopi i Binjakëve Paolo Fox: Nuk ju mungon energjia dhe do të dëshironit që partneri/ja të kalëronte valën e vitalitetit që ju karakterizon. Në punë favorizohen profesionistët e lirë, të cilët do mund t’i japin jetë bashkëpunimeve të reja interesante.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Në dashuri, nëse duhet t’i thoni diçka partnerit/es, mos u degdisni nëpër tymnaja, më mirë bëjini dhe thojini gjërat troç. Në punë, nga ana tjetër, po përpiqeni të bëni egoistin, po vendosni në mënyrë bardhë e zi për të gjitha propozimet që ju vijnë.

Horoskopi Paolo Fox Luani: Këtë ditë të premte dita nis ndryshe, nëse së fundmi keni takuar një person interesant, kultivoni lidhjen. Në punë pëlqeheni nga kolegët dhe kjo ju jep forcë.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox: Në dashuri dëshironi të rizbuloni një pasion të caktuar, të cilin, në sajë të ritmit të furishëm të punës, e keni humbur pak kohët e fundit. Në punë, megjithatë, lodhja fillon të ndihet, por kënaqësi të mëdha janë në rrugë e sipër.

Horoskopi Peshorja Paolo Fox: Në dashuri, mos e bëni hapin më të gjatë se këmba juaj. Njëkohësisht përpiquni të kuptoni se çfarë ndjeni në të vërtetë për një person dhe veproni në përputhje me rrethanat. Nga ana tjetër në punë favorizohen bashkëpunime të reja, gjatë këtyre muajve mund të krijoni marrëdhënie interesante.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Në dashuri nëse shikoni vetëm përreth, shumë pak njerëz do të mund të qëndrojnë larg jush. Nga ana tjetër në punë përpiquni të mos ushqeni polemikat me kolegët, së fundmi keni qenë paksa nervozë.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Në dashuri, nëse diçka nuk shkon, është më mirë të tregoheni të sinqertë dhe të mos bëni krenarin dhe të zhyteni në grindje të kota. Në punë, nga ana tjetër, keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar, por për momentin situata mbetet e bllokuar.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Në dashuri do të dëshironit që partneri/ja juaj të ishte më aktiv/e, veçanërisht nëse lidhja vazhdon prej disa vitesh. Në punë, nga ana tjetër, vijnë disa lajme interesante që do t’ju lejojnë të zgjeroni horizontet tuaja.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Në dashuri nëse jeni beqar mos e humbisni mundësinë me një person që mund t’ju bëjë të jetoni emocione intriguese. Në punë, nga ana tjetër, nëse ka një negociatë në vazhdim, përpiquni ta mbyllni brenda dy ditëve në vijim.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Në dashuri, një person ju intrigon dhe do të dëshironit të thelloni njohjen me të. Pse nuk e hedh veten në rrjedhën e dashurisë? Në punë, po kërkoni stabilitet, paraqiten mundësi të mira në horizont gjatë javëve të ardhshme. /noa.al

TE TJERA