Denoncimi: Policët e bashkisë marrin 5-10 mijë lekë nën dorë për të mos gjobitur ambulantët

Një qytetar nga Durrësi ka dërguar një denoncim në redaksinë tonë sipas të cilit policët bashkiakë të Durrësit kërkojnë para nën dorë nga ambulantët e gjorë të këtij qyteti që shesin buzë bregut në plazh.

Sipas qytetarit policët marrin nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra nga ambulantët në mënyrë që të mos u vendosin gjobë.

Denoncuesi thotë se gjobat variojnë nga 30 mijë lekë të vjetra paradite në 20 mijë lekë të vjetra pasdite.

Qytetari shprehet se këtë ia kanë treguar në bisedë ambulantët që përveçse detyrohen të dalin në mes të vapës për të siguruar një copë bukë, duhet të përballen edhe me vjedhjen e policëve të bashkisë të cilët me shumë mundësi u marrin më shumë para se sa mund të fitojnë në një ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...