Dalin pamjet alarmante! Ja çfarë do të ndodh në vijim me temperaturat dhe fenomeni i rrezikshëm që do i prekë të gjithë

“Temperaturat ekstreme që po ndodhin këto ditë kanë një ndikim të madh”, alarmi u ngrit nga Carlo Buontempo ,

kreu i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus në Itali, duke u nisur nga sistemi i vëzhgimit të Tokës të Bashkimit Evropian. “Situata më dramatike”, shpjegoi eksperti për Repubblica.

“Në Italinë veriore një nga shkaqet, është bora e pakët që ka rënë në Alpe. Reduktimi i sipërfaqes së akullnajave dhe mbulimi i pakët i borës, në male janë dy aspekte që na shqetësojnë. Do të thotë se shkrirja e pranverës dhe verës nuk jep kontributin e saj në rimbushjen e akuiferëve dhe rrjedhës së lumenjve”.

Buontempo-s i i bënë përshtypje dy foto: “Nga toka, ajo me varkat që mbështeten në rërën e thatë të lumenjve. Nga hapësira, një hartë që, nisur nga të dhënat satelitore, e cila rindërton situatën e thatësirës në të gjithë Evropën. Ky fenomen prek praktikisht të gjithë kontinentin” .

Shkaku i kësaj situate mund të gjurmohet në “dy situata që mbivendosen”shpjegoi eksperti. Ndryshimi i klimës është si një sëmundje kronike. Temperatura rritet dhe vetëm kjo mjafton për të rritur avullimin. Ne do ta shihnim këtë fenomen. edhe nëse reshjet mbetën konstante.

Këtë vit kemi pasur vapë të pabesueshme, të cilat kanë nisur që në maj”, tha ai. Për më tepër, sipas Buontempo, nuk ka shumë dallime mes Italisë veriore dhe jugore: “Në modelet tona në jug thatësira është e destinuar të përkeqësohet . Këtë vit ndodhi që kishte pak borë në veri.

Mund të ndodhë që në vitet në vijim situata do të jetë e kundërt”, shpjegoi ai.

TE TJERA