Armina Mevlani në krizë ekonomike: Nuk shkoj dot aty ku i kam bërë pushimet vjet

Duket se edhe nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Armina Mevlani është prekur nga kriza e çmimeve të larta. Ajo ka deklaruar publikisht se nuk shkon dot sërish të bëjë pushime këtë vit në vendin ku i ka kaluar vjet.

 

“Unë tek vendet që kam pas shkuar gjithmonë, këtë vit nuk shkoj dot. Janë çmimet herë 3”,-ka thënë ajo. Duket se bashkëjetuesja e djalit të Berishës ka një arsye të fortë se pse duhet t’i bashkohet protestës së nesërme.

 

Gojat e liga mund të thonë se është pikërisht Shkëlzen Berisha që nuk i ka ndarë me të paratë e boronicave të Tropojës dhe e ka lënë bashkëjetuesen e tij në pikë të hallit… Aq keq puna sa ankohet publikisht për çmimet e larta ndërkohë që i ka bërë udhëtimet në shtetet e botës aq të shpeshta sa distanca Tiranë-Durrës.

TE TJERA