Uaaa o këta…/ Nënë e bir mashtrojnë 72-vjeçarin në Malësinë e Madhe, i marrin 4 mijë euro

Policia ka arrestuar shtetasit me iniciale E. L., 29 vjeç dhe L. L., 62 vjeçe, nënë e bir, banues në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës.

 

Të prangosurit u denoncuan nga personi me inicialet J. Q. I cili ka kallëzuar se këta 2 persona kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor, i janë prezantuar si nënë e bir dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë parash, pasi jeta e tyre rrezikohej nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Mashtruan një 72-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, ndalohen 2 shtetasit që u prezantuan si nënë e bir. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim: -E. L., 29 vjeç dhe L. L., 62 vjeçe (nënë e bir), banues në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës. Në tetor të vitit 2021,

 

ka kallëzuar shtetasi J. Q., 72 vjeç, banues në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, duke pretenduar se këta shtetas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekësh të rinj. Shtetasi J. Q. ka kallëzuar se këta 2 shtetas kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor, i janë prezantuar si nënë e bir dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë parash, pasi jeta e tyre rrezikohej nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur. Shtetasit E. L. dhe L. L. ishin shpallur në kërkim,

 

pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.03.2022, ka caktuar për shtetasen L. L., dënimin alternativ “Shërbim prove”, për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa shtetasin E. L. e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

TE TJERA