TURIZMI, BUJTINAT NË THETH: DUHEN MË SHUMË FESTA

Bujtinat në fshatin turistik të Thethit që mirëpresin turistët e shumtë shprehen se institucionet përgjegjëse duhet që të mendojnë për organizimin e më shumë festave në Theth për t’i dhënë një zhvillim ndryshe asaj zone.

Jorida Dushi, drejtore e zyrës së turizmit në bashkinë Shkodër thotë se për momentin vëmendja kryesore është përqëndruar në promovimin e fshatit turistik të Thethit.

Pas pandemisë e cila ndikoi duke ulur ndjeshëm numrin e turistëve në Theth, tashmë numri i atyre që vizitojnë fshatin në zemër të alpeve është rritur ndjeshëm duke kaluar edhe shifrat e 2019 me rreth 20%.

Turistët e huaj dhe pushuesit vendas që zgjedhin Thethin në këto ditë të nxehta do të gjejnë atje prodhimet kryesisht të brumrave dhe bylmetit.

E rëndësishme në Theth sipas Aurora Piroviç e cila ka një organizatë mjedisore është edhe trashëgimia kulturore që ajo zonë ka dhe e cila duhet shfrytëzuar në mënyrë që turistët ta njohin më shumë.

Në fshatin turistik të Thethit numri i vizitorëve të huaj dhe vendas është rreth 100 mijë në një vit prej të cilëve rreth 50% kalojnë një natë ose më shumë atje dhe pjesa tjetër janë vizitorë ditorë.

TE TJERA