SHKODËR, MASHTRUAN NJË 72-VJEÇAR, NË PRANGA 2 SHTETAS

Shkodër

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Mashtruan një 72-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, ndalohen 2 shtetasit që u prezantuan si nënë e bir.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

-E. L., 29 vjeç dhe L. L., 62 vjeçe (nënë e bir), banues në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës.

Në tetor të vitit 2021, ka kallëzuar shtetasi J. Q., 72 vjeç, banues në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, duke pretenduar se këta shtetas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekësh të rinj. Shtetasi J. Q. ka kallëzuar se këta 2 shtetas kanë shkuar pranë banesës së tij, me një motor, i janë prezantuar si nënë e bir dhe i kanë deklaruar se kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë nevojë për këtë shumë parash, pasi jeta e tyre rrezikohej nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.

Shtetasit E. L. dhe L. L. ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.03.2022, ka caktuar për shtetasen L. L., dënimin alternativ “Shërbim prove”, për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa shtetasin E. L. e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

TE TJERA