Rovena Dilo rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj! Shpërthen ndaj Festivalit të Këngës: Është një arenë shitjesh, të dalësh atje…

Këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Dilo është mjaft e rezervuar sa i përket intervistave.

Megjithëse moderon një emision, ku “zbërthen” të ftuarit e saj, ajo vetë nuk zgjedh të bëjë shumë intervista në emisione. Por së fundmi ajo ishte e ftuar në “Natë me Aulonën”, ku zbuloi një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Rovena Dilo veçoi si momentin më të vështirë vdekjen e të atit në vitin 2002. Këngëtarja dhe moderatorja tregoi se humbja e të atit e ka ndryshuar shumë dhe e ka bërë të reflektojë.

“Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment.

Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”- tregoi Rovena Dilo me lot në sy.

Nëse për momentin më të vëshirë ajo përgjigjet menjëherë duke veçuar një, për momentin më të bukur nuk ndodh kështu. Dilo tregoi se ka shumë momente të bukura në jetën e saj dhe se mundohet të nxjerrë më të mirën nga çdo situatë.

“Të bukura ka shumë. Nuk mund të zgjedh njërin. Unë mendoj që fatlumë janë ata që kanë shumë momente të bukura. Marr maksimumin e gjërave, nuk ka formulë, është mirë të shijosh çdo moment”- tregoi Rovena.

Por këngëtarja di më së mirë se kush është gjëja që e bën më të lumtur.

“Muzika më bën të lumtur, nëse ka diçka që më bën të kaloj probleme shumë të mëdha, është vetëm muzika. Atë që më bën muzika nuk ma bën asgjë. Mundohem të punoj me njerëz që i vlerësoj, që nuk punojnë për një sezon, për një verë dhe mbaroi. Mundohem të punoj për gjëra që do rrojnë”– tregon Rovena Dilo.

Sa i përket profesionit, këngëtarja u ndal në Festivalin e Këngës dhe Eurovisionin. E pyetur nëse do të merrte pjesë këngëtarja u shpreh e revoltuar ndaj festivalit.

“Eurovisionin ti e mendon por që të shkosh aty duhet të çash kalvarin e mundimshëm në Festivalin e Këngës. Ai është një arenë shitjesh, tani të shkosh dhe të bësh atë gjë…. Atëherë ne bënim luftë, kishte sulme klanesh dhe interesash por në thelb kishte një përplasje vlerash.

Tani nuk ka më përplasje vlerash. Nuk mudnem të dal në një arenë dhe të mos përdor armët që unë kam (vlerat) por të përdor armë të marra nga të tjerë. Të dalësh atje vetëm të rregullosh rrobat të bërtasësh, unë jo. Po të rregullohet marr pjesë me shumë kënaqësi”– tha këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...