Qytetarja e Kosovës blen vezë: Janë të prishura, po na marrin në qafë…

Siguria ushqimore është një ndër problemet e shumta me të cilat përballen shqiptarët.

 

Ajo është një nga aspektet e jetës sonë të përditshme që në fakt duhet të na shqetësojë më shumë.

 

Për shkak të kontrollit të dobët nga ana e institucioneve përkatëse, shumë herë qytetarët përballen me produkte konsumi që vendosin në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre.

 

Duke parë denoncimet e shumta të qytetarëve shqiptarë drejtuar në redaksinë e JOQ Albania, të gjithë biem dakord se ushqimet, të cilat konsumojmë gjatë jetës sonë, mund të jenë një kërcënim i madh për këtë të fundit.

 

Shpesh herë jemi përballur me ushqime që u ka kaluar data e skadencës, por përsëri shiten nëpër supermarkete dhe blihen nga konsumatorët.

 

Kur sheh këtë panoramë e vetmja gjë që të vjen në mendje është zgjidhja dhe ndëshkimi në një situatë të tillë.

 

Në fakt, duhet të jetë shteti ai që duhet të kujdeset për këtë marrëdhënie të ndërlikuar që ka konsumatori me prodhuesin dhe me biznesmenët pronarë të marketeve që pavarësisht sa i rrezikshëm mund të jetë një produkt konsumi, vazhdon të shitet si “sapun për djathë”.

 

Probleme të tilla nuk hasen vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

 

Së fundmi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur edhe një denoncim nga një qytetare e Prishtinës.

 

Në një mesazh qytetarja tregon se vezët që ka blerë në supermarketin Viva Fresh Store, në lagjen Tophane Prishtinë, janë të prishura dhe të rrezikshme për t’u konsumuar.

 

Qytetarja nga Kosova:

Nje denoncim publik nëse ka mundësi. Mund ta shihni dhe vete se qfare po na servohet naper marketa te Kosoves. Une këto veze i kam ble ne Viva Fresh Store ne Tophane, Prishtine. Ju jeni te vetmit qe mund te ja shqerrni maskat këtyre maskarenjeve qe janë tu na marre ne qafe.

 

Siç shihet edhe në videon që ka dërguar shqiptarja nga Kosova, e kuqja e vezës është kthyer në të zezë dhe e bardha në një ngjyrë kafe, çka tregon se veza është e prishur.

 

Ndonëse e tillë ajo përsëri është shitur në supermaketin në fjalë, pra Viva Fresh Store duke sjellë rrezik për jetën e konsumatorëve.

 

Pas këtij skandali, pyetja që lind është, çfarë po bën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë?

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...