“Po e them si lajm ekskluziv”/ Moderatori i zbulon sekretin Mariza Ikonomit: Ajo së shpejti do të…

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie dhe duket se së shpejti do kemi dasmë.

Të paktën kështu ka deklaruar një nga miqtë e Marizës, moderatori Ermal Peçi. Në një intervistë për ‘Top Albania Radio’, ai tha se shumë shpejt këngëtarja do kurorëzojë dashurinë e saj.

“I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen.” -u shpreh Ermali pa zbuluar më shumë detaje.

Ndonëse ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe jetës publike, këngëtarja e ka ruajtur gjithnjë me fanatizëm jetën e saj personale. Megjithatë, ajo ka folur si rrallëherë për jetën sentimentale së fundmi duke zbuluar se është e dashuruar.

E ftuar te “Rudina”, Mariza tha që “tani do ta pranoj, s’kam ç’të bëj”.

“Në fakt, dua të them shumë, por është bekim kur je e rrethuar nga dashuria. Dje e kam ndier veten të rrethuar nga dashuria 100 për qind” – tha këngëtarja pa e zbuluar identitetin e partnerit të saj.

Natyrisht, ai ishte i pranishëm në prezantimin e klipit të saj të fundit: “Ishte prezent, nëpër cepat e telajos, në çdo cep të telajos”, – shtoi ajo, sërish e rezervuar për të zbuluar më shumë.

Mariza tha se partneri i saj është artist në shpirt, por nuk merret me art. “Ka shije artistike shumë të mirë, por nuk është u fushës artistike, megjithatë është kritik mjaft i mirë.”

E pyetur se si janë njohur, Mariza nuk foli gjatë, por tha se ishte koha e duhur: “Ka qenë një mbrëmje mes yjeve, mes hënës, në plazh. Kanë qenë të gjitha kushtet për të rënë në dashuri”.

Planet për fëmijë? “Unë, në fakt, ndoshta edhe për shkak të këtij instinktit të mëmësisë, kam dashur gjithmonë vajzat. Patjetër, edhe djemtë, por nuk e di pse, ngaqë jemi familje gocash.

Por edhe kur ka ardhur nipi pastaj, e ndryshoi komplet. Patjetër që më pëlqen, familja është e shenjtë, e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë, është e konkretizuar dhe të duket ndryshe.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...