“Nuk jam çmallur akoma…”, pas divorcit e ëma nuk i lë djalin babait! Fëmija: Te mami të gjithë më shajnë

“Stop” shkoi në Pogradec, ku Gurisel Selimllari tregoi se është divorcuar me gruan dhe nga martesa kanë një djalë. Gjykata vendosi që babai ta takojë djalin çdo të premte për dy orë në zyrën përmbarimore.

“Ky takim me fëmijën nuk realizohet, shkaku i parë është se nëna nuk e sjell fëmijën në takim dhe shkaku i dytë është se zyra përmbarimore nuk po e realizon këtë qëllim. E dyta është që unë kam hapur një gjyq, që në datën 17 Dhjetor dhe është marrë vendim i prerë që ta takoj nga e premtja në të dielën. Por ky vendim nuk po del akoma. Asnjëherë nuk jam çmallur me fëmijën tim sepse është shumë pak koha që ajo ma ka sjellë. Edhe ato dy orë ma ka sjellë me probleme”, tha denoncuesi.

Por takimi nuk realizohet, pasi e ëma nuk e sjell djalin siç e kërkon vendimi gjyqësor. Gjithashtu në vitin 2021 është bërë ndryshimi i vendimit për pjesën e takimit, por nuk është zbardhur nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.

“Stop” takoi gjyqtaren dhe ajo thotë, se ka patur shumë ngarkesë, por do ta zbardhë vendimin shumë shpejt.

“Zotëria biles është interesuar dhe më përpara kështu që me patjetër do ta marr vendimin, por nuk është vetëm ai. Për shkak të ngarkesës dhe nuk ka arsye tjetër”, u shpreh gjyqtarja.

Pas dy vjetësh përmbaruesi shtetëror i vë gjobë ish-bashkëshortes së Guriselit, që nuk sjell fëmijën, ta takojë i ati.

“Ajo ka sjellë dhe probleme, arsye se nuk do fëmja, e kam sëmurë, apo se ndodhet në fshat. Nuk e ka paraqitur fëmijën në zyrë për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimit. Nuk e ka zbatuar rregullisht. Në momentin kur nuk zbatohen vendimet e gjykatës, marrim masa, dhe do të dënohet me një gjobë. Kjo është gjoba e tretë që ka marrë në dosje”, u shpreh përmbaruesi.

Përmbaruesi: Pse nuk jeni paraqitur sot, bashkë me Emanuelin?

Axhire Buna: Kemi bërë një marrëveshje mo Klevis, vjen e merr këtu.

Përmbaruesi: Unë s’kam një marrëveshje të tillë, dhe nuk pranoj marrëveshje.

Gazetarja: Ju keni detyrimin ligjor që fëmijën duhet ta sillni në zyrën përmbarimore të Pogradecit dhe këtë nuk e luan askush! Detyrimi juaj ligjor është ta sjellësh në zyrën e Përmbarimit dhe jo hajde, merre, hajde mos e merr. T’i ndajmë gjërat.

Axhire Buna: Vjen në Zyrën e Përmbarimit, jo mos hajde në Zyrën e Përmbarimit, do vij ta marr te “mishi”.

Gazetarja: Jeni për kallëzim penal të dy.

Axhire Buna: Tashi do luajmë cingla. Po, po në rregull. Të marr tim shoq, të vendos, si do bëjmë. Në rregull!

Me ndërhyrjen e “Stop”, Gurisel Selimllari realizoi takimin me djalin e tij. Mirëpo ai ka vënë në dispozicion disa video dhe pretendon se djali dhunohet edhe nga njerku. Ai shprehet se djali ka shumë dëshirë që të rrijë me të atin.

Babai: Do ikësh me mamin! Babka do vijë të të marrë prapë.

Fëmija: Jooo, jooo, joo..!

Babai: Do vijë prapë të të marr babka prapë, për 2-3 ditë.

Fëmija: Jooo, jooo!

Babai: Ku do të vesh ti, mo Eli?

Fëmija: Do vej te ty.

Babai: Po nga mami pse s’do të vesh?

Fëmija: S’dua të vej!

Babai: Po nga mami pse s’do të rrish?

Fëmija: Të gjithë! Më shajnë!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...