Moti merr kthesë duke nisur nga nesër, meteorologia parashikon surprizat: Rënie drastike e temperaturave dhe rrebeshe shiu në këto qytete

Meteorologia Tanja Porja parashikon se edhe sot do të kemi vetëm një rënie të lehtë të vlerave termike në mesditë. Kjo rënie do vazhdojë e lehtë dhe graduale deri pas datës 7 korrik ku pritet ndryshimi.

“Dita e sotme pritet e kthjellët në pjesën më të madhe të saj. Presim një rënie të temperaturave të mesditës së sotme me 2-3 gradë. Por kjo rënie pritet në zonat veriore dhe shumë më e lehtë në qendër dhe në zonat jugore. Maksimumi i temperaturave zbret në 38 gradë celcius.

Në tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të kthjellët gjatë paraditeve, pasditet janë të gjitha me vranësira të dukshme.

Nga e enjtja në të shtunë kemi prezencë të reshjeve të pakta. Ditën e premte dhe më pak të shtunën presim prezencë të rrebesheve afatshkurtra të shiut.”, bën të ditur Porja.

Meteorologia Tanja Porja parashikon se nga e premtja dhe në vijim kemi gjithashtu edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Pas ditës së enjte që përkon me datën 7 korrik, nga data 8 dhe në vijim vlera minimale në rang territori zbret në 8 gradë celcius.

Kjo rënie do të jetë edhe në orët e mesditës. Ditën e premte temperaturat zbresin në 32 gradë celcius që do të jetë edhe temperatura maksimale në rang territori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...