Bordi i Transparencës ‘luan’ me shqiptarët, 24 orë pas rritjes sot ul me 9 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka marrë një tjetër vendim ditën e sotme, duke “luajtur” qartazi me shqiptarët.

Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish në çmimin e karburanteve vetëm 24 orë pasi vendosi çmimin e benzinës me 252 lekë/litri. Sipas vendimit të sotëm çmimi i naftës ulet me 9 lekë duke e çuar në 243 lekë/litri.

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohet ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...