AKU vazhdon me helmimin e qytetarëve: Konserva e peshkut “BELLA” me dy data skadence

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duket se nuk e kryen detyrën ashtu siç duhet pasi denoncimet e qytetarëve dhe skandalet me ushqimet në vendin tonë sa vijnë e shtohen.

Ndodh që brenda produkteve të konsumit qytetarët gjejnë insekte, mbetje të ndryshme dhe shpeshherë edhe produkte të skaduara që në blerje. Por duket se tani kompanitë e tregtimit të produkteve ushqimore kanë gjetur një mënyrë tjetër për fshehjen e afatit të skadanecës.

Një qytetar ka denoncuar së fundmi skandalin me kompaninë e konservave “Bella”. Ai ka treguar që një konservë peshku ka dy data skadence, njëra zyrtare e cila shihet nga të gjithë dhe një tjetër e mbuluar me letër për të mos treguar datën e saktë se kur produkti ka skaduar.

Sipas tij kompania “Bella” është aq e shëmtuar sa vetë AKU pasi vjedhja, mashtrimi dhe helmimi i konsumatorit bëhet në një mënyrë kafshërore.

Shpresojmë që këto fjalë të qytetarit të “zgjojnë nga gjumi” zyrtarët e AKU-s para se të jetë shumë vonë.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh jeta esht qejf bleva nje konserve peshku dhe sic e shikoni ne kto foto konserva “bella” ka 2 data skadence por nje date ishte e mbuluar me leter ku tregohet qart qe malli ka skaduar,

nderkoh ne pjesen tjeter eshte stampuar nje date tjeter skadence dhe ajo eshte e zbuluar pasi normalisht supozohet qe eshte brenda afatit , kjo “bella” esht aq e shemtuar sa dhe vet AKU , sepse vjedhja, mashtrimi dhe helmimi konsumatorit behet ne nje menyre kafsherore! Flm nqs e postoni.

TE TJERA