10 këshilla si t’i “qani” fotot me celular; E sigurtë që do të bëheni një ‘influencer’ brenda javës në Instagram

E adhuron fotografi në, por nuk di ndryshimin midis një HDR-je dhe SRL-je? Atëherë duhet patjetër të lexosh këto 10 këshilla, të cilat vijnë nga fotografët më të mirë…

1.MBAJE AFËR APARATIN: Fotografët amatorë kanë tendencën ta mbajnë aparatin larg vetes, teksa zgjasin krahët para, duke krijuar distancë të konsiderueshme. Kjo mund të destabilizojë ndjeshëm posturën e të reduktojë mprehtësinë e imazhit, ndaj mos ji kaq i largët. Mbaje aparatin sa më pranë vetes dhe ruaj maksimumin e qëndrueshmërisë.

2.PËRDOR SHKREPJEN AUTOMATIKE (timer): Një dorë e pastërvitur mirë, kur shtyp butonin për të bërë një foto, mund të dridhet dhe rezultati është një imazh fl u. Kur përdor timer ke disa sekonda kohë për të fi tuar stabilitet pas klikut.

3.PËRDOR FLASH-IN DHE GJATË DITËS: Tingëllon çuditshëm, por funksionon! Të fotografosh me fl ash në dritën e diellit e ndihmon aparatin të ‘menaxhojë’ ndonjë dritë natyrale që mund të hyjë papritur nga një drejtim i gabuar. Ky truk funksionon sidomos nëse shkrep kundër rrezeve të forta të diellit.

4.BËJ ZOOM ME TRUP: Të duhet një plan i afërt? Zoom-i i aparatit është një aksesor i paparë, por shumica e fotografëve amatorë nuk kanë kamera profesionale. Nëse përdor zoom-in cilësia dhe rezolucioni i fotove do reduktohej ndjeshëm, ndaj më e mira në këto raste është t’i afrohesh subjektit fi zikisht.

5.PROVO KËNDE DHE POZICIONE TË NDRYSHME: Mos u fi kso vetëm në një pozicion, ji feksibël dhe eksperimento me perspektivën. Ti nuk e di se cili kënd do të të sigurojë variantin më të mirë të fotos.

6.MËSO TË PUNOSH FOTOT: Kjo nuk do të thotë se po “mashtron”, edhe fotografët më të mirë në botë përdorin teknologjinë për të perfeksionuar punët e tyre. Të përpunosh fotot të ndihmon të marrësh më të mirën prej tyre.

7.LEXO: Fotografi a është një kombinim i artit, shkencës dhe teknologjisë. Ka libra dhe materiale online, të cilat të ndihmojnë të kuptosh më shumë rreth koncepteve, trukeve, por dhe teknikës së fotografi mit.

8.SIGURO NJË CARD READER (lexues kartash të memories): Mos përdor një kabëll usb, por bli një card reader për të transferuar fotot nga aparati në kompjuter, në një shpejtësi normale.

9.MOS FSHI FOTO NGA APARATI: Pavarësisht sa e tmerrshme mund të duket një foto në ekranin e vogël të aparatit, ki durim ta shohësh atë në kompjuter. Edhe nëse del që është vërtet foto e keqe, studioje me vëmendje për të kuptuar se ku ke gabuar. Kështu mëson.

10.THJESHT SHKREP: Mos u mendo, mos hezito dhe mos u përpiq të kursesh kohë. Thjesht shkrep sa më shumë të mundesh, sepse mëson duke eksperimentuar dhe fi ton vetbesim duke u ushtruar. Sot përdoren aparate dixhitale, jo fi lma, kështu që shkrepjet nuk të kushtojnë asgjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...