Vrau dy turistët çekë, gjykata merr vendimin për Sokol Mjacaj

Kolegji penal ka vendosur të mos pranojë rekursin e Sokol Mjacajt për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Kështu ka mbetur në fuqi vendimi për dënimin e përjetshëm të Sokol Mjacajt i cili vrau dy turistët pasi fillimisht u përpoq t’i grabiste.

Si ndodhi ngjarja:

Përpara hetuesve ai e ka pranuar krimin ndërsa ka rrëfyer se ka hipur me forcë në makinën e dy turistëve në fshatin Lotaj dhe ka udhëtuar për disa kilometra me ta.

Në afërsi të fshatit Prekal, turisti çek Michael Svatosh ka tentuar t’i marrë armën tip kallshnikov dhe në këto momente 20 vjeçari ka qëlluar duke i vrarë të dy të rinjtë.

Thotë se për qëllim ka pasur tu marrë makinën atyre, por kur ka parë atë që kishte ndodhur, ishte larguar vetëm me një nga telefonat e viktimave që e kishte pëlqyer.

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një terren të vështirë duke qenë se autori arriti t’i shpëtojë policisë, pavarësisht se vendndodhja e tij ishte lokalizuar. 350 forca policie rrethuan 20-vjeçarin në shkollën 9 vjeçare të fshatit Grudë e Re aty ku ai fshihej.

Më pas ai u ndalua në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar. Ai u gjurmua me anë të qenve pasi në arrati humbi një prej këpucëve. Mësohet se dorëzimin e tij me policinë e ka negociuar një grua emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...