“Të kam shok dhe nuk shijoj asgjë po s’e ndava me ty!” Genc Prelvukaj i bën dedikimin romantik Eni Koçit në ditën e saj më të veçantë

Ditën e sotme këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi feston ditëlindjen dhe bën 26-vjeç. Ky përvjetor është i veçantë për të pasi artistja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë për herë të parë.

Urime të shumta janë bërë në drejtim të saj në këtë ditë ku më shumë vëmendje ka marrë ai i bashkëshortit të artistes Genc Prelvukaj. Këngëtari ka ndarë një foto të Enit në Instagram duke i shkruar e bën të lumtur e të fortë edhe në ditët më të këqija. Mes rreshtash, Genci e cilëson partneren e tij si ‘shok’ dhe shton se mirësia e saj nuk ka kufij.

“Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.

Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.

Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur” –shkruan Prelvukaj.

Nuk ka munguar komenti i Enit e cil i shkruan: “Dashuria imee… Faleminderit që ma bën çdo ditë të bukur e të veçantë. Te dua çdo ditë e më shumë.”

Eni dhe Genci janë në pritje të një vajze dhe lajmin e ndanë me ndjekësit përmes këngës së tyre të fundit me titull “Ama”. Në fund të videoklipit ata kishin vendosur edhe një video nga ‘gender reveal’ siç njihet në rrjetet sociale, ose festa e zbulimit të gjinisë. Çifti shfaqej në një ambient i rrethuar nga tullumbaca e zbukurime të shumta. Në momentin që ata e çajnë njërin prej tyre, dalin petale rozë, çka do të thotë se do bekohen me një vajzë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...