Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, ja kur vjen kthesa e madhe

Vendi është përfshirë nga një mot i nxehtë, me temperatura që kanë arritur deri në 40 gradë C.

Në një intervistë për mediat, meteorologu Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, tha se temperaturat në këto ditë kanë arritur vlerat deri në 40 gradë C.

Por të premten pritet një ndryshim drastik i motit, ku temperaturat do të bien me 11 gradë C si dhe do të ketë reshje shiu të shoqëruara herë pas here dhe me rrebeshe.

‘Vendi vazhdon të ndikohet nga masa të nxehta nga Afrika. Temperaturat kanë arritur deri në 39-40 gradë C në rang vendi.

Ndjesia reale është disa herë më e lartë. Për nesër dhe pasnesër do të vijojë që vendi të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Të premten pritet një ndryshim drastik i motit, ku do të kalojë një front i ftohtë atmosferik, ku pritet të ketë vranësira të dendura dhe me pak kthjellime.

Reshjet pritet që të shoqërohen edhe me rrebeshe dhe stuhive. Pritet rënien e ndjeshme temperaturash prej 11 gradë C. Fundjava paraqitet me mot relativisht pa qendrueshëm.’- tha Jahaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...