Partneri i Barbana Dinit i propozon për martesë këngëtares në ditën e saj të lindjes (Video)

Këngëtarja e njohur Barbana Dini e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa muaj më parë zbuloi se kishte gjetur dashurinë e jetës dhe konfirmoi zërat se ishte fejuar.

 

Mbrëmjen e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen e saj me miq dhe të afërt. Por momenti më i bukur i mbrëmjes ishte kur partneri i këngëtares është ulur në gjunjë duke i propozuar për martesë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Barbana në rrjetet sociale, ku në videon që ka publikuar duket që është emocionuar shumë dhe në sfond dëgjohen brohorimat e të ftuarve.

 

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

 

Burime pranë saj kanë treguar se ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre. Këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj pasi në fotot që ajo publikon më të preferon të mos e tregojë fytyrën e tij.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...