Një pyetje me spec për Samir Manen: Si është të jesh boss dhe fodull?

Nëse do na kërkonin një listë me bossa që janë edhe fodulla, me siguri do të gjenim menjëherë me dhjetëra emra.

Duket se ky lloj kombinimi është i gjendur shpesh mes njerëzve të pasur. Ndaj edhe pjesës sonë më të madhe i është krijuar ideja se kush është boss, është edhe fodull…

Samir Mane, një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, në fakt, nuk mendon kështu. Përballë fëmijëve sonte, Në Kurthin e Piter Panit, ai u përball edhe me një pyetje të tillë: “Mua babi më ka thënë që kush është boss, është edhe fodull. Po çfarë do të thotë fodull?” – ishte meraku i Fineldit.

Samirit, iu duk e vështirë të përgjigjej, por për vete tha se s’mund të pranonte asnjërën prej tyre: “Pyetja ishte e vështirë, por unë nuk jam as boss, as fodull. Fodull dhe boss, në disa raste shkojnë, në disa raste jo. Është e vështireë të të them ndryshimin, por nuk duhet të shkojnë me njëra-tjetrën”

TE TJERA