Ndryshime në Kodin Rrugor? Shoferët e rinj nuk duhet ta kalojnë shpejtësinë 80 km/h

Patentat për drejtuesit e automjeteve mund të jenë 15-vjeçare. Ky është propozimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili kërkon disa ndryshime në Kodin Rrugor.

Në draftin e paraqitur në Kuvend dhe që pritet të shqyrtohet nga komisionet parlamentare, parashikohet që shoferët deri në 70 vjeç, do të kenë patentë me vlefshmëri 5 vjet më shumë se ajo aktualja.

Në variantin që është Kodi Rrugor sot, thuhet se shoferët deri në 50 vjeç kanë patentë 10-vjeçare, ata mbi 50 vjeç patentë 5-vjeçare dhe mbi 70 vjeç patentë 3 vjeçare.

“Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç”, thuhet në propozimin që mban firmën e Ballës.

“Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117,

jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara”, – citohet më tej në draftin e propozuar nga kreu i grupit të PS-së.

Kodi Rrugor kërkon 84 vota për t’u miratuar, ndërkohë që PS-ja dhe PSD-ja kanë sot në Kuvend 77 vota, çka do të thotë se do të duhen edhe shtatë vota nga e djathta që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi.

Neni 124 pika 1 është:

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për personat deri në moshën 50 vjeç;

– 5 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 50 vjeç

– 3 vjet, për ata që kanë kaluar të 70-at.

Neni 124 pika 1 propozohet të bëhet

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për:

– 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;

– Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

TE TJERA