“Më mirë bëj pushime sesa blej klikime”/ Enca Haxhia thumbon hapur, me kë e ka këngëtarja (FOTO)

Ruensa Haxhia (Enca) është një nga personazhet më të përfolur në showbizin shqiptar.

 

Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale. Pas turit të saj të pushimeve nga Tanzania, Dubai dhe më pas Mykonos, së fundmi ka realizuar një “bisedë virtuale” me ndjekësit e saj.

 

Njëri nga fansat e pyet Encën se pse ajo nuk blen klikime, apo ka frikë se ia bllokojnë. Autorja e hitit “Bow Down” nuk ka hezituar të japë një përgjigje, madje “ka shfrytëzuar” rastin për të thumbuar kolegët e saj.

 

S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen, zemër”, shkruan Enca në përgjigjen e saj.

 

Ju kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga Haxhia ishte gati një muaj më parë. Ndërsa e pyetur për projekte të reja, Enca shprehet se shumë këngë janë gati, mirëpo ajo është e pavendosur për t’i lançuar.

 

TE TJERA