Luajnë mendsh shqiptarët e Kosovës nga çmimet e shtëpivë në plazhet Shqiptare/ S’ka më 10€ nata

Si asnjëherë më parë, çmimet e apartamenteve me qira në Durrës për këtë sezon veror kanë kapur majat. Bëhet fjalë për një rritje prej 15%-20% më shumë se sa viti i shkuar.

 

Vitin e shkuar, pushuesit gjenin shtëpi me qera ditore me pagesë 10€ nata.

 

1000€-1300€ për m2 varion çmimi për apartamentet në vijën e parë bregdetare. Durrësi nuk konsiderohet më qyteti ku mund të pushosh lirë, kështu që turistët nga Kosova kanë zgjedhur Lezhën dhe Shëngjinin, të cilat ofrojnë cilësi më të lartë dhe çmime më ekonomike.

 

Sipas turistëve, një periudhë pushimi prej 10 ditësh vitin e kaluar kushtonte 150€, ndërsa këtë vit 5 ditë kushtojnë 150€.

 

Turistët shqiptarë duket se i janë drejtuar Malit të Zi, pasi shprehen se kushtet janë më ekonomike dhe më cilësore.

TE TJERA