Joni e zbulon “pa dashje”… dhe Arbana e konfirmon

Ndonëse lajmet se moderatorja Arbana Osmani është në pritje të një vajze kanë qarkulluar prej disa javësh nëpër media e portale, në fakt ajo ende nuk e kishte konfirmuar.

Madje, as nuk organizoi një festë të veçantë me tullumbace, me anë të së cilës ne ta merrnim vesh a do të ishte një vajzë pas dy djemve.

Megjithatë, tashmë e kemi konfirmuar. Joni e zbuloi, në fakt, ndërsa Arbana e konfirmoi. Pas pak javësh, moderatorja e njohur do të bëhet nënë e një vajze.

Familja po kalon disa ditë pushime në Firence dhe prej andej, në një video që ka postuar Arbana, dëgjohet Joni të tregojë për fansat e mamit se janë duke bërë xhiro me kalë, pa harruar edhe “me motrën”.

E qeshura karakteristike e Arbanës është një konfirmim i gjinisë së bebes që shumë shpejt do të bëhet princesha e shtëpisë, pas dy vëllezërve.

TE TJERA